Është arrestuar pas disa orësh 47-vjeçari i cili përplasi për vdekje me makinë një të moshuar ditën e sotme në Fier.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë Miklovan Jolli, 47 vjeç, banues në Fier.
75-vjeçari Isuf Buzi është goditur nga automjeti teksa kalonte rrugën dhe si pësojë e përplasjes dhe dëmtimeve të forta në kokë, ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Po ashtu, policia sqaron se në njoftimin paraprak të dhënë më parë, gjeneralitetet dhe mosha e shtetasit që humbi jetën nuk ishin të sakta.
Pas verifikimeve të kryera në morgun e Spitalit Fier me ndihmën dhe të familjarëve, rezultoi se gjeneralitetet janë I.B., 75 vjeç.
Fier/Informacion shtesë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. J., 47 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. B., 75 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka humbur jetën.
Sqarojmë se në njoftimin paraprak të dhënë më parë, gjeneralitetet dhe mosha e shtetasit që humbi jetën nuk ishin të sakta.
Pas verifikimeve të kryera në morgun e Spitalit Fier me ndihmën dhe të familjarëve, rezultoi se gjeneralitetet janë I.B., 75 vjeç dhe jo L.Ç., 81 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al