Shkuan për të parandaluar dhunën në një familje në Shkodër, Policia përballet me 30-vjeçarin! I riu plagos me thikë një nga efektivët

Oct 19, 2024 | 22:31
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (19 tetor) në Shkodër.

-640-0-policia-naten-702

Patrulla e Përgjithshme ka shkuar në lagjen “Guerile”, pasi ka marrë njoftim për një rast dhune në familje. Në momentin që punonjësit e Policisë  kanë shkuar te banesa e 30-vjeçarit me iniciale P. I., ky i fundit  ka kundërshtuar me dhunë efektivët dhe ka dëmtuar lehtë  thikë, në dorë dhe fytyrë, një nga  policët.

Pas kryerjes së injeksionit qetësues 30-vjeçari, i cili rezulton me precedent penal, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:15,  Patrulla e Përgjithshme ka shkuar  në lagjen “Guerile”, pasi ka marrë njoftim për një rast dhune në familje.

Në momentin që punonjësit e Policisë  kanë shkuar te banesa e shtetasit P. I, 30 vjeç, (person me precedent kriminal), ky shtetas  ka kundërshtuar me dhunë  punonjësit e Policisë  dhe  ka dëmtuar lehtë  me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë një nga  punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, Inspektor K. Ç.

Në mbështetje të Patrullës së Përgjithshme ka shkuar dhe një tjetër Patrullë e Përgjithshme duke neutralizuar shtetasin P. I, i cili u shoqërua në spital nga ekipi i urgjencës së spitalit i shoqëruar nga Patrulla e Përgjithshme.

Pas kryerjes së injeksionit qetësues 30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura