Plagosi babë e bir gjatë një sherri në hyrje të pallatit, arrestohet autori në Tiranë

Jan 1, 2025 | 17:50
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar Kristjan Thaçin, autorin e plagosjes së dy fqinjëve të tij në kryeqytet.

Kristjan Thaçi
Kristjan Thaçi

Thaçi plagosi në hyrje të pallait të tyre babë e bir, Arben dhe Marjo Miha, përkatësisht 60 dhe 21 vjeç.

Siç u raportua më herët, shkak i sherrit mes tyre ka qenë zhurma në pallat.

“Pse bëni zhurmë në pallat?”, mësohet se u ka thënë 34-vjeçari fqinjëvë të tij gjatë debatit mes tyre, i cili më pas degradoi në përdorimin e thikës dhe sendeve të forta.

LEXO EDHE: “Pse bëni zhurmë?!”- Zbardhet motivi i sherrit mes fqinjëve në Tiranë, ja si është gjendja e të plagosurve! Autori, person problematik në zonë

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të pallatit ku ata të tre banojnë, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”.

Ndërkohë, Arben dhe Marjo Miha, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore janë jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.01.2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.
Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE: FOTO/ Plagosi me thikë dhe sende të forta dy fqinjët e tij gjatë një sherri në hyrje të pallatit, ky është autori 34-vjeçar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura