Një plagosje me thikë raportohet se ka ndodhur këtë mesditë (21 nëntor) në zonë e “Qytetit Studenti” të Tiranë.
Gazetari Igli Çelmeta, raporton se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka mbetur i lënduar.
Sipas informacioneve paraprake, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa po punon për zbardhjen e konfliktit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al