Po pastronte armën e gjahut, plagoset në këmbë 70-vjeçari. Ja si është gjendja e tij

Sep 23, 2024 | 20:56
SHPËRNDAJE

Një 70-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë gjahu mbrëmjen e sotme në Roskovec.

ambulanca-naten-620x350-780x439-770x433-1

Sipas informacioneve të para nga policia, mësohet se shtetasi me iniciale Sh.S., është plagosur aksidentalisht teksa ishte duke pastruar armën, të cilën e kishte me leje.

70-vjeçari ndodhet në spital për ndihmë mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 20:20, në Roskovec, shtetasi Sh. S., 70 vjeç, duke pastruar armën e gjahut të cilën e kishte me leje, dyshohet se aksidentalisht është plagosur në këmbë.

Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura