Presidenti dekreton Denion Meidanin si Ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut! Lirohet Fatos Reka

Feb 21, 2024 | 13:50
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikes, Bajram Begaj ka emëruar në detyrë si Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z.Denion Mediani .denion

Këtë post më herët e ka mbajtur z.Fatos Reka. Denion Meidani është djali i ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, z.Rexhep Meidani.

Njoftimi:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

DEKRET

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

DEKRETOJ:

Neni 1 Zoti Denion Meidani emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rezident.

Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Dekret nr. 79

Tiranë, më 21.2.2024

WhatsApp Image 2024-02-21 at 1.46.53 PM (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura