Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar se do të nxjerrë në dritë fakte të reja se si patronazhisti ndjek qytetarin që ka në mbikëqyrje që nga rrjetet sociale dhe më pas me problemet që ai ka me shtetin të krijohet një pengesë e paligjshme, që ai të ndërrojë kahun dhe të votojë pro qeverisë.
Presidenti Meta: Nuk janë patronazhist, por fuksat që ka njohur populli shqiptar për 50 vite në të kaluarën. Memet për këtë çështje janë të papërgjegjshme dhe shumë shpejt do të keni prova tepër serioze dhe pse ky është sistemi i Gestapos dhe pse sulmon ata që kanë mendim ndryshe, apo janë mbështetës të opozitës dhe se si monitorohen ata në rrjetet sociale. Është e tmerrshme të shohësh se si patronazhisti monitoron qytetarin në vijim.
Është e tmerrshme të shohësh se si patronazhisti pasi verifikon simpatinë politike, verifikohet personi, shikohet në rrjetet sociale se çfarë poston, poston një kundërshtar, atëherë hetohet kundërshtari i qeverisë. Ka problem me patentën, tatimet, një problem tjetër dhe i bëhet e ditur që ky problem mund të zgjidhet vetëm duke u përcaktuar në një drejtim politik, atë të qeverisë. Është një skemë skandaloze e ka bërë Gestapo këtë gjë dhe do të sqarohet në ditët që vijnë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al