Sali Berisha kërkon lirimin, Gjykata Kushtetuese shtyn diskutimet! Ja kur do të mbahet seanca e radhës

Nov 19, 2024 | 13:02
SHPËRNDAJE

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për të enjten diskutimet për Sali Berishën, i cili kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë arrest në shtëpi.

sali berisha

Kreu i PD, kërkon shpalljen antikushtetuese vendimin e GJKKO dhe të Apelit të Posaçëm që e la atë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në kërkesën e tij, Sali Berisha thotë se SPAK duhet të merrte autorizimin në Kuvend për masën ndaj tij.

Kreu i PD-së, Sali Berisha ndodhet prej 30 dhjetorit 2023 nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen “Partizani”, dhe të kërkesat e tij për lirim janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura