Sapo mori detyrën, Drejtori i ri i Policisë së Shtetit firmos ndryshimet në radhët e uniformave blu

Oct 9, 2024 | 11:18
SHPËRNDAJE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda firmos ndryshimin e ri  në radhët e uniformave blu.

ilir proda 2

Dhimitraq Ziu deri më tani Drejtor i Qarkut të Dibrës emërohet drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Ziu më parë ka qenë zëvendësdrejtor i Qarkut Tiranë në kohën kur kjo drejtori drejtohej nga Ardi Veliu.

Ndërkohë gara për 12 drejtorët e qarqeve pritet të firmoset nga Proda pas miratimit të rregullores në zbatim të ligjit të ri.

Rregullorja për drejtuesit e 12 qarqeve propozohet nga ministri dhe miratohet nga qeveria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura