Sërish lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë disa nga zëvendës drejtuesit në qarqe! Pritet rotacion dhe në strukturat e hetimit të krimit

Nov 21, 2024 | 9:37
SHPËRNDAJE

Pas emërimit të 12 drejtorëve të rinj të policisë në qarqe, kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka zëvendësuar edhe disa nga zv.drejtorët në qarqe.

policia e shtetit

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, Edvin Ndreu shefi i komisariatit Nr.6 në Kombinat, do të transferohet në Lezhë, duke u emëruar zv/drejtor qarku.

Oligert Torba, shefi i komisariatit të Kamzës emërohet zv/drejtor në Drejtorinë e Qarkut Fier.

Ndërsa Bedri Hasanaj, zv/drejtori i qarkut Korçë për rendin, mësohet se është transferuar zv/drejtor qarku në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu shefi i komisariatit të Shkodrës, Idriz Daulle, është transferuar zv/drejtor rëndi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Emërimet janë në kryerje e sipër pasi pritet të ketë një rotacion edhe mes figurave të hetimit të krimit, që ende nuk janë prekur nga vendimarja e Prodës.

Disa prej tyre mund të shkojnë si specialist të thjeshtë në Drejtorinë Qendrore të Policisë, ndërsa disa të tjerë mund të transferohen në Akademinë e Policisë.

Ndërkohë drejtorët e mëparshëm në qarqe të Policisë së Shtetit, si Tonin Vocaj, Ardjan Çipa, Ermal Muçaj, Gjovalin Loka dhe të tjerë, janë çuar në departamentin e integrimit pranë Policisë së Shtetit, por mund të marrin edhe detyra të tjera.

EMRAT E DREJTORËVE TË  RINJ TË POLICISË SË SHTETIT

  1. Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi
  2. Drejtor i Policisë së Fierit, Skënder Hitaj
  3. Drejtor i Policisë së Durrësit, Vilson Bala
  4. Drejtor i Policisë se Kukësit, Gentian Berberi
  5. Drejtor i Policisë së Lezhës, Altin Mena
  6. Drejtor i Policisë së Vlorës, Elidon Çela
  7. Drejtor i Policisë së Gjirokastrës, Altin Merizaj
  8. Drejtor i Policisë së Elbasanit, Fatmir Hoxha
  9. Drejtor i Policisë së Beratit, Luigj Vathi
  10. Drejtor i Policisë së Dibrës, Artion Duka
  11. Drejtor i Policisë së Shkodrës,Fatmir Lleshaj
  12. Drejtor i Policisë së Korçës, Erion Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura