Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (10 nëntor) në Shkodër.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre heronjtë” në qytetin e Shkodrës, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur në oborrin e një banese eksplozivin.
Për fat të mirë nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Njoftimi
Në lagjen “Tre Heronjtë”, në derën e banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar është hedhur lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al