EMRI/ Shpërthim me tritol në banesën e një 62-vjeçari në Vaun e Dejës, detajet e para

Sep 22, 2024 | 21:31
SHPËRNDAJE

Një shpërthim më tritol është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në Vuan e Dejës.

policia-naten-lokal-arrestim-plagosje-1203x720

Sipas informacioneve të para nga policia, shpërthimi ka ndodhur në fshatin “Bushat”, në portën e jashtme të banesës së shtetasit Filip Dodaj, 62 vjeç.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F. D., 62 vjeç, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura