Shqiptari vret me thikë gruan e tij në Greqi, plagos edhe djalin 29-vjeçar

Dec 1, 2024 | 11:11
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (1 dhjetor) në Selanik, ku një burrë me origjinë shqiptare 46 vjeç ka vrarë me thikë gruan e tij 60 vjeçe, ndërsa ka plagosur edhe djalin 29 vjeçar.

thike

Mediat në shtetin helen raportojnë se gjithçka ka ndodhur në shtëpinë e çiftit, në Angjelohor të Selanikut.

Çifti ka pasur një debat të ashpër dhe kur burri ka tentuar të sulmojë gruan me thikë, djali ka tentuar ta ndalojë.

Sipas informacioneve bëhet me dije se në tentativën e saj për të shpëtuar fëmijën e saj, nëna u godit me thikë për vdekje, ndërsa nga ngjarja e përgjakshme mbeti i plagosur edhe djali i tyre.

Pas krimit mizor, autori është vetëdorëzuar në Polici dhe është arrestuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura