Ambasada shqiptare në Pragë ka konfirmuar se nga sulmi vdekjeprurës në Fakultetin e Arteve nuk ka shqiptarë të lënduar. E kontaktuar nga News24, ambasada thotë se e pranishme në Universitet ka qenë edhe një pedagoge shqiptare, por për fat të mirë nuk ka pësuar asnjë lëndim.
Ndërkohë ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura, ndërsa thotë se “nga informacionet e deritanishme, nuk raportohet për të lënduar me shtetësi shqiptare”.
“Thellësisht i pikëlluar nga të shtënat tragjike në Pragë sot, që rezultuan në humbjen e disa jetëve të pafajshme. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e prekura dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të plagosurve.
Shqipëria solidarizohet me miqtë tanë çekë në këtë moment të vështirë”, shkruan në X Igli Hasani.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al