Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme (30 janar) në Fushë-Mëzez, Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur.
Mësohet se i plagosur ka mbetur një i mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al