Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, mbetet i plagosur një person! Autori arratiset nga vendngjarja

Sep 8, 2024 | 17:59
SHPËRNDAJE

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme (8 shtator) në Shkodër.

golem shkoder plagosje

Nga të shtënat, pranë kryqëzimit të Golemit, është plagosur një person i identifikuar si Renaldo Kola, 29 vjeç.

Pas ngjarjes mësohet se autori është arratisur.

Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura