Shkodra është tronditur nga një ngjarje e rëndë pasditen e kësaj të mërkure (30 tetor), ku ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Paraprakisht raportohet për 2 persona te vrare ne zonen “5 heronjtë e Vigut”, ndërsa dy te tjerë janë plagosur.
Raportohet se viktimat kanë qenë duke lëvizur me një automjet, ku autorët janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Dyshohet se një nga viktimat është Hamza Lici dhe një grua, ndersa njeri nga te plagosurit eshte Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD per kryetar bashkie, Xhemal Bushati.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurise per te hedhur drite mbi zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.
Nderkohë jane ngritur postblloqe ne hyrje dhe dalje te qytetit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al