Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren e Kuvendit. Deputetët gjuajnë me sende të forta

Sep 30, 2024 | 17:03
SHPËRNDAJE

Seanca e sotme parlamentare (30 shtator) nisi me tensione dhe incidente, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe disa prej tyre gjuajtën me sende të forta.

Pasi u futën brenda kuvendit ata bllokuan foltoren. Me pas morën karriget dhe dolën jashtë, duke i vendosur zjarrin.

I pyetur nga gazetarët nëse kjo do të thotë djegie mandati, Bardhi u përgjigj “jo”. Ai që i dogji njëherë mandatet – tha ai – e beri për tu shmangur nga beteja.

“Karriget tona janë të qytetarëve, Edi Rama ka djegur parlamentin. Ne dorëzojmë karriget tona, duke i djegur të parët. Ne jemi për qytetarët dhe për interesin e qytetarëve. Djegien e mandateve e bëri kush e beri dhe ishte shmangie nga beteja. Ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë cdo moment”, tha Bardhi.

bardhi kuvend

teensione kuvend sherr ne kuvend

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura