Në një kohë kur opozita ka njoftuar protestën në orën 16:30, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është zhvilluar online në orën 15:00.
Sipas emailit drejtuar anetareve te Keshillit, vendimi u mor me dakordësinë e shumicës së anëtarëve të Kryesisë së Këshillit prezent në mbledhje, me qëllim garantimin e sigurisë.
“Të nderuar anëtarë të Këshillit Bashkiak! Kryesia e Këshillit Bashkiak zhvilloi online mbledhjen sot, datë 30 prill 2024, ora 15:00, me shumicën e anëtarëve prezentë.
Në zbatim të Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, neni 24, pika 2, “Kryesia, është organ konsultativ që kujdeset për mbarëvajtjen e punës së këshillit, gjatë dhe midis dy mbledhjeve të tij” me dakordësinë e shumicës së anëtarëve të Kryesisë së Këshillit prezent në mbledhje, me qëllim garantimin e sigurisë së këshilltarëve, u vendos që mbledhja e Këshillit Bashkiak njoftuar për datën 30 prill, ora 16:30, të zhvillohet online. Sa më sipër, lutemi, gjeni më poshtë linkun për pjesëmarrjen”, thuhet ne emailin drejtuar anetareve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al