Zjarr në një nga ambientet e Drejtorisë së Policisë në Elbasan, ja çfarë dyshohet

Jan 26, 2025 | 19:24
SHPËRNDAJE

Një vatër zjarri ka përfshirë një nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, rreth orës 18:49 të pasdites së kësaj të diele.

POLICIA-ELBASAN

Zjarri, sipas burimeve zyrtare, ka rënë pranë godinës së sallës operative.

Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikëses ka bërë të mundur izolimin e flakëve pa shkaktuar dëme të mëdha.

Paraprakisht mendohet se shkak i zjarrit është shkaktuar nga një ngrohës me energji elektrike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura