Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Bulqizë (27 dhjetor).
Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për të plagosur.
Denoncimi në polici është bërë nga shënjestra e këtij atentati, Luan Ternova.
Ai ka treguar para autoriteteve se është qëlluar në drejtim të tij teksa po dilte nga xhamia.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al