Herri Meguajër u dëmtua në sfidën e së dielës, që Mançester Junajtid barazoi me Aston Vijan. Mbrojtësi nuk luajti në pjesën e dytë, teksa kaloi 45 minutat e para si titullar.
“I irrituar që u dëmtova në fundjavë, do të jenë disa javë jashtë për mua por do të kthehem më i fortë”, shkruan mbrojtësi anglez në rrjetet sociale.
Lajm i keq ky për Ten Hag, që duhet të mbështetet pa 31-vjeçarin. “Djajtë e Kuq” po kalojnë një periudhë të vështirë në kampionat ku pas 7 javëve mbajnë vendin e 14-të.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al