Shokuese/ 14-vjeçarja sjell në jetë fëmijën në maternitet, arrestohet 21-vjeçari! I riu pranon që është babai i foshnjës

Sep 7, 2024 | 11:24
SHPËRNDAJE

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitur.

foshnja

Arrestimi i tij erdhi pasi një 14-vjeçarje ka sjellë në jetën foshnjën e saj në maternitetin e Korçës ditën e djeshme.

Pas deklarimeve, 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës.

“Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare. Pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës”, njoftoi policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura