Dokumenti/ Alfred Peza jep dorëheqjen e parevokueshme nga posti i drejtori të RTSH-së

Sep 6, 2024 | 10:46
SHPËRNDAJE

Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i drejtori të RTSH-së. Ai i ka dorëzuar letrën e largimit nga posti të Këshillit Drejtues të RTSH-së ditën e sotme (6 Shtator).

alfred peza

“Të nderuar, Në zbatim të ligjit nr. 97, datë 04. 03. 2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 98, datë 22. 12. 2016 “Për miratimin e statutit të RTSH”; ju paraqes dorëheqjen, në mënyrë të parevokueshme, nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Me respekt DREJTORI I PERGJITHSHEM Alfred PEZA”, thuhet në letrën dorëzuar Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Alfred Peza1

Alfred Peza mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar në Qershor 2023.

Ai u zgjodh unanimisht nga Keshilli Drejtues i RTSH-së në Qershor 2023 dhe do të shërbente në krye të institucionit për një mandat pesëvjeçar.

Por, Alfred Peza është larguar nga posti i drejtorit të RTSH-së duke dhënë dorëheqjen e parevokueshme.

Në periudhën 2013-2017 ka shërbyer si deputet dhe nënkryetar i Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvendin e Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura