Argita Malltezi del nga SPAK! Vajza e ish-kryeministrit zbulon se për çfarë u thirr në Prokurorinë e Posaçme

Jan 9, 2025 | 8:30
SHPËRNDAJE

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm. Ajo u paraqit e vetme në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:00, ku qëndroi për rreth 30 minuta.

“Jam thirrur në lidhje me çështjen 193 të vitit 2024, pasi të jap dëshminë time do të jap një deklaratë të plotë për ju”, u shpreh për gazetarët Argita Malltezi, përpara se të futej në ambientet e SPAK.

Pas dhënies së dëshmisë, vajza e ish-kryeministrit, deklaroi për gazetarët:

U thirra në funksion të çështjes 193, mesa duket gjyqtarja Irena Gjoka ka kërkuar të hetohet për kallëzim të rremë ndaj meje dhe SPAK ka hapur procedim me kërkesën e saj në një tentativë që duan të lajnë fytyrat që nuk mund të lahen.

Sigurisht që pyetjet e mia janë pyetje dhe çdo tentativë për të mbyllur gojën e pyetjeve dhe oponencës është një tentativë për të nxjerrë institucionet publike nga kontrolli publik.

Është një tentativë që do të dështojë padyshim. Iu jam referuar shkrimeve në media që eksitonin të paktën prej gushtit të vitit 2024 që e akuzonin zonjën në fjalë pikërisht për ato që nuk i kundërshton dot, por për të cilin ka kërkuar Dumanin që t’i lajë fytyrën

Irena Gjoka kërkon të marrë certifikatën e ndershmërisë dhe ka iniciuar një procedim penal. Ndërkohë që unë, Jamarbër Malltezi, kemi bërë 3 kate kallëzime penale për çështje konkrete.

Ka falsifikuar Irena Maneku Gjoka akte zyrtare dhe kjo është shumë e thjeshtë, kanë thënë që ka ndryshuar ligji ndërkohë që ligji ka ndryshuar për çështje të tjera dhe jo për të cilën ata kanë vendosur në arrest me burg Jamarbër Malltezin që më pas u ndryshua në arrest shtëpie. të gjitha këto kanë qenë akte falsifikimi me pasoja të rënda.

Kanë vendosur mbylljen e procedimit. Pyeta e a ekziston një video e tillë, a e disponon SPAK një video të tillë që e ka gjetur rastësisht në shtëpinë e një gazetari të larguar nga Shqipëria. Videon nuk e kam, SPAK pse nuk ka pse ta tjerrë. Të thotë SPAK që nuk ekziston.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura