Video/ Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani paraqitet sërish në SPAK

Nov 21, 2024 | 13:04
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme.

Ligjvënësi demokrat u thirr në SPAK edhe me datën 4 Nëntor, ndërsa kjo është hera e tretë që ai merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Më 4 nëntor para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Dogjani tha për gazetarët se po i hetojnë pasurinë. Ai tregoi arsyet e këtij vendimi si dhe personat që sipas deputetit qëndrojnë pas kallëzimit.

Asllan Dogjani akuzoi biznesmenin e ndërtimit Ilirjan Çela se ka zaptuar kopshtin publik dhe e ka legalizuar atë për të ndërtuar një tjetër pallat, duke zhdukur hapësirat e gjelbra.

Më 3 korrik 2024, Dogjani u paraqit në SPAK për herë të parë, ku qëndroi për rreth dy orë e gjysmë. Asokohe Dogjani konfirmoi se marrja e tij në pyetje nga SPAK është bërë rreth problemit të disa qytetarëve në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga pronari i pallatit.

Kujtojmë se deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme edhe për fshehje pasurie.

Deklarata e Dogjanit më 4 Nëntor

Sot kam marrë edhe banorët edhe ish-pronarë të e pallatit ku jetojnë, sepse për këtë kam ardhur edhe sot dhe kam marr kopjet e aktit me cd. Këtu kam edhe një dosje të cilën u’a kam çuar edhe ambasadorëve sepse shteti shqiptar nuk funksionon.

Kam kërkuar interpelanca, kam bërë debate në parlament i kam kërkuar kryeministri Rama lidhje me grabitjen e pronës publike. Por ajo që më bën përshtypje është se unë bëj denoncim për vjedhje të pronës publike me korrupsuion. Kam denoncuar publikisht grabitjen e pronës publike në mes të Tiranës në bashkëpunim e Kadastrën. Vetë kadasatra e ka anuluar vendimin e vetë të legalizimit, e kemi kallëzuar në prokurori.

Do tu tregoj edhe një fotografi qe tu tregoj se çfarë është legalizuar sepse është shumë interesante. Kjo këtu është ajo nevojtorja që gjoja banonte një Ramazan Gjoshi përpara pallatit, që e ka përdorur për nevojtore për punëtorët kur ka ndërtuar pallatin ky Ilirjan Çela dhe më pas e ka legalizuar 210 metër katrorë tokë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura