Erion Isai paraqitet në SPAK, momenti kur mbërrin në Prokurorinë e Posaçme! Çfarë deklaroi për gazetarët

Jan 15, 2025 | 10:00
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm (15 Janar).

Në pamjet shihet momenti teksa ai futet i vetëm në ambientet e SPAK. I pyetur nga gazetarët mbi arsyen e thirrjes në SPAK, ai u shpreh se: “Kur të dal, nuk e di”.

Më pas, kryebashkiaku i Kolonjës iu drejtua godinës së Prokurorisë së Posaçme. Erion Isai dyshohet për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.

Kryebashkiaku i PS-së është pyetur dhe më herët në SPAK. Ai është marrë në pyetje për 3 orë nga Prokurorët e posaçëm më 30 Maj 2023.

“Është një ngjarje e vjetër, nuk ka lidhje me tenderat e bashkisë. Kam qenë i thirrur si person në dijeni për një ngjarje.

Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, a lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë, por si institucion që bashkëpunon dhe ka dijeni.

I takon prokurorisë se kë po heton, unë jam pyetur si person që ka dijeni. Hetuesit ishin në humor, pse të mos jenë në humor Ishte hera e parë në Prokurori, ishte këndshëm”, ka tha ai në atë kohë pas daljes nga SPAK.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura