Në qeli për blerje votash, Fredi Beleri paraqet dy rekurse të reja në Gjykatën e Lartë! Ja çfarë kërkon

Sep 7, 2023 | 10:48
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka paraqitur dy rekurse të reja në Gjykatën e Lartë.

fredi_belerit-ne gjykate

Ai ka kërkuar vlerësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Gjithashtu në rekursin e dytë ka kërkuar të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik audio e video të personit të infiltruar.

Çështjet janë regjistruar dhe pritet shqyrtimi i tyre nga Gjykata e Lartë.

Fredi Beleri u arrestua më 12 maj blerje votas dhe pavarësisht kërkesave në gjykata për masë më të lehtë sigurie, mbetet në qeli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura