Gara për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, kush janë 13 aplikantët! Kandidon edhe Edmond Sulaj i Shkodrës

Sep 17, 2024 | 10:08
SHPËRNDAJE

Zbulohen emrat e kandidatëve që kanë aplikuar deri më tani për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas largimit nga detyra të Muhamet Rrumbullakut.

drejtoria e policise

Mes tyre është edhe Drejtori i Policisë së Qarkut të Shkodër, Edmond Sulaj, emri i të cilët është lakuar në Kuvend, ku kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi e ka akuzuar për përfshirë në bisedat në SkyEcc.

Pasi Bardhi publikoi në bisedat në SkyEcc, Edmond Sulaj reagoi duke u shprehur se “të cenojnë figurën time në këtë proces të rëndësishëm të hapjes së konkurseve për pozicionet drejtuese në Policinë e Shtetit”, duke paralajmëruar kallëzim penal ndaj kreut të Grupit të PD.

LEXONI EDHE: Bardhi publikoi bisedat në SkyECC, reagon drejtori i Policisë Shkodër: Shpifje! Synojnë të cenojnë figurën time

Kur kanë mbetur edhe një ditë nga përfundimi i afatit të aplikimeve, janë 13 kandidatë deri më tani që kanë aplikuar për postin.

Emrat:

Lufti Minxhozi

Ilir Proda

Idajet Faskaj

Neritan Nallbati

Skënder Hita

Gentjan Shehaj

Ardian Çipa

Sami Rasha

Edmond Sulaj

Pëllumb Seferi

Adriatik Tafçiu

Altin Mena

Shemsi Prençi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura