Gjyqtarja Irena Gjoka i kërkon SPAK të hetojë Argita Malltezin

Oct 19, 2024 | 13:04
SHPËRNDAJE

Gjyqtarja Irena Gjoka i ka kërkuar SPAK të hetojë Argita Malltezin, mbi deklaratat e saj ku ka akuzuar magjistraten se është korruptuar me 500 mijë euro.

argita malltezi kuvendi kombetar

Gjyqtarja e GJKKO-së kërkoi hetimin e vajzës së kreut të PD-së, Sali Berisha nëpërmjet një relacioni të depozituar në Prokurorinë e Posaçme, raporton gazetari Igli Çelmeta.

Irena Gjoka është gjyqtarja që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest në burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Në një konferencë për shtyp më 23 Shtator, Argita Malltezi deklaroi se ekziston një video e gjyqtares ku kërkon një tarifë prej 500 mijë eurosh “për të mos futur në grup të strukturuar kriminal një eksponetet të PS-së”.

“Nga burime joformale dhe të pakonfirmuara, çka do të thotë se nuk e kam parë me sytë e mi. Ajo që dihet nga të gjithë, besoj edhe nga gazetarët, gjyqtarë dhe prokurorë të SPAK, 17 veta rezutojnë në dosjen e Encrochat të përfshirë. 17 veta nga gjyqësori special, përveç të tjerëve.

Pyetja që duhet të bëni është pse nuk del kjo gjë? Gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka pretendohet se gjithashtu është në një video, a është e vërtetë, nuk e di, mua më thonë që është në një video të marrë nga një aparat celular i një gazetari të larguar nga Shqipëria, në të cilin ajo rezulton e filmuar duke biseduar me një ish-eksponent të Partisë Socialiste duke negociuar për tarifën që i kërkon prej 500 mijë euro për të mos e futur në grup të strukturuar kriminal.

Duhet të na thotë SPAK nëse është apo jo e vërtetë kjo. Fakt është se SPAK që e kontrollin gjyqësorin e posaçëm nëpërmjet ligjit. Kontrolli i gjyqësorit e minon totalisht pavarësinë e tij”, u shpreh Argita Malltezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura