Jurgis Çyrbja del nga SPAK, çfarë deklaroi për mediat: Drejtohuni Prokurorisë së Posaçme për… Ja akuza që iu komunikua ish-deputetit të PS-së

Oct 11, 2024 | 10:38
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pasi dha dëshmin e tij për rreth 35 minuta.

Pas daljes nga SPAK, ai është shprehur para gazetarëve se duhet t’i drejtohen Prokurorisë së Posaçme për informacione.

Ish-deputeti socialist shtoi se do të paraqitet në organin hetues sa herë ta thërrasin.

“Mund t’i drejtohemi SPAK për informacione të mëtejshme. Faleminderit, mirë u pafshim”, tha ai.

I pyetur se “cili është problemi shëndetësor që keni?”, u përgjigj: “Nuk është objekt i hetimit dhe nuk keni pse e bëni këtë pyetje”.

Mësohet se ditën e sotme, ai është thirrur në Prokurorinë e Posaçme si person nën hetim.

SPAK raportohet se i ka komunikuar akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, lidhur me kohën që mbante detyrën e drejtorit të Hipotekës së Durrësit, ndaj Jurgis Çyrbja është shoqëruar ditën e sotme nga avokatja e tij.

Kujtojmë që ditën e djeshme (10 Tetor), Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit, me pretendimin se ishte i sëmurë dhe se duhet të fokusohej tek shëndeti i tij.

Ai hoqi dorë nga mandati dy ditë pasi SPAK më 8 Tetor, e mori në pyetje për gati 5 orë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura