Mbledhja e Grupit të PS-së, zbardhen vendimet: Ja kur do të nisin diskutimet për pr.buxhetin 2025! Caktohen datat e tureve në Londër dhe Selanik

Oct 28, 2024 | 11:25
SHPËRNDAJE

Zbardhen detaje nga diskutimet në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, që zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.

Grupi-parlamentar-i-PS

Sipas burimeve për Panorama.al, diskutimet për projektbuxhetin e vitit 2025 do të nisin brenda datës 5 nëntor.

Gjithashtu janë zbuluar edhe datat e tureve të kryeministrit Edi Rama në Selanik dhe Londër.

Burimet bëjnë me dije se takimi me emigrantët shqiptarë në Selanik te Greqisë do të zhvillohet këtë fundjavë, më 3 nëntor.

Ndërsa kreu i qeverisë do takohet më 24 nëntor me shqiptarët në Londër, në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Kujtojme qe per here te pare ne zgjedhjet e 2025, shqiptaret e diaspores do te kene te drejten e votes dhe kjo do te realizohet me poste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura