Vrau të atin, jepet vendimi për Esmerald Ballën dhe shokun e tij! Si 30-vjeçari hodhi në pus kufomën në bashkëpunim me Edison Brahajn, trilloi historinë se viktima u largua me një femër

Sep 7, 2024 | 10:39
SHPËRNDAJE

Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli Esmerald Ballën dhe shokun e tij, Edison Brahaj. 30-vjeçari Esmeral Balla akuzohet se vrau të atin, Enver Balla dhe më pas në bashkëpunim me 25-vjeçarin transportuan trupin e pajetë të viktimës në një pus në fshatin Shënavlash të Durrësit.

Djali i viktimës ka shprehur pendesë para togave të zeza dhe ka pranuar krimin.

“E kam bërë në kushtet e vetembrojtjes dhe nuk ka kthim mbrapa”, deklaroi Esmerald Balla në Gjykatë.

 

Ndërsa 25-vjeçari ka pasur dëshmi kontradiktore. Edison Brahaj ka deklaruar nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës që në polici është dhunuar që të pranojë bashkepuniminë.

Por, i pyetur nga gjykatësi ditën e sotme, i riu ka hedhur poshtë versionin e dhunës dhe gjithashtu të bashkëpunimit në vrasje.

Por, më pas ka deklaruar se punonte në fermën e lopëve të familjes Balla dhe ka ndihmuar Esmerald Ballën të fshihte kufomën e të atit duke e hedhur në një pus në fshatin Shënavlash, ku edhe banonin.

“Jam çoban tek ferma e lopëve dhe e ndihmova për të fshehur kufomën. Pasi më thërriti një ditë më pas Esmeraldi më dha 200 mijë Lekë”, u shpreh Edison Brahaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura