Tragjike/ Shkrumbohet nga flakët banesa gjatë natës, humbin jetën nënë e bir! Shpëton gruaja e viktimës (Emrat)

Sep 19, 2024 | 8:24
SHPËRNDAJE

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Has rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm (19 Shtator) ku nënë e bir kanë humbur jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.

flakebanesa
Foto ilustruese

Raportohet se djali Rexh Lushi është futur në banesë për të shpëtuar nënën e tij, Fatime Lushi, por kanë humbur jetën të dy. Në shtëpi, në momentin e rënies së zjarrit, ndodhej edhe bashkëshortja e viktimës, por ajo ka arritur të dalë jashtë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Nikoliq. Forcat zjarrfikëse kanë nxjerrë trupat e pajetë të nënë e bir pasi kanë shuar flakët. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në banesë.

“Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L.

Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, informoi policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura