VIDEO/ Prova e fundit mbyllet me sukses, Shqipëria mund Azerbajxhanin duke testuar anti-Italinë

Jun 7, 2024 | 20:51
SHPËRNDAJE

Shqipëria ka fituar sot ndeshjen e fundit miqësore përgatitore para Euro 2024, atë ndaj Azerbajxhanit me shifrat 3-1.

444503693_862489875913521_3779466211708208274_n

Trajneri Silvinjo e kishte interpretuar këtë ndeshje si një provë për duelin ndaj Italisë, duke orientuar ekipin që të fokusohet te kundërsulmet për të gjetur të papërgatitur mbrojtjen kundërshtare. Kjo bëri që Shqipëria të dorëzonte mbajtjen e topit, ashtu siç pritet të ndodhë edhe ndaj Italisë dhe rastet ishin me pikatore.

Goli parë i Bajramit erdhi me gjuajtjen e parë drejt portës, me një tjetër tentativë nga distanca, që e bëri më të thjeshtë lojën e kuqezinjve në vijim. Më pas, rastet më të mira ishin për kundërshtarë, por pa rrezikuar shumë seriozisht portën e Strakoshës.

E njëjta tablo u shfaq edhe në pjesën e dytë, pavarësisht zëvendësimeve që bënë skuadrat. Kur Azerbajxhani shtoi rastet para portës, kundërzbritjet e shpejta sollën golat e Manajt dhe Laçit në fund, teksa edhe miqtë shënuan një gol nderi për të mbyllur këtë sfidë me suksesin 3-1 të kuqezinjve.

LIVE SHQIPËRI-AZERBAJXHAN 3-1
12′ Bajrami, 81′ Manaj, 87′ Laçi / 90′ Gurbanli

NGJARJET RKYESORE

90’+2’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-1 të Shqipërisë.

90’ Pavëmendje e kuqezinjve! Pas zhvillimit të një goditje dënimi, topi shkon te Gurbanli i cili me portën bosh shtyn sferën në rrjetë. (VIDEO)

87’ GOOOL SHQIPËRIA! Kundërzbritje e Bajramit në të majtën, topi shkon te Laçi i cili shmang mbrojtësit dhe lëshon një gjuajtje të fortë që ndalet në rrjetë. (VIDEO)

87’ Një tjetër gjuajtje në kufijtë e zonës dhe përsëri Strakosha devijon në këndore.

85’ Jafarguliev provon me një gjuajtje me të jashtmen, Strakosha është i vëmendshëm dhe mbërthen topin. (VIDEO)

81’ GOOOL SHQIPËRIA! Aksion nga e majta për kuqezinjtë, Aliji pason për Manajn i cili falë një devijimi gjen golin që dyfishon rezultatin. (VIDEO)

78’ Ajeti i lë vendin Ismajlit në minuta e fundit

75’ Mundësi e artë për Jafarguliev, i cili shfaqet para Strakoshës në të majtën por për fat çon sferën në rrjetën e jashtme. (VIDEO)

72’ Aksion i gjatë i azerëve të cilët arrijnë të nxjerrin Emrelin në pozicion gjuajtje, por Strakosha është i vëmendshëm dhe shpëton portën kuqezi. (VIDEO)

67’ Laçi pason në zonë për Manajn i cili lëshon një gjuajtje të fortë, por sheh portierin t’i devijojë sferën mbi traversë. (VIDEO)

64’ Pas një goditje nga këndi, Manaj në shtyllën e parë gjuan me kokë por nuk gjen portën. (VIDEO)

64’ Ish-sulmuesi i Egnatias, Isgandarli, hyn në fushën e lojës në vend të Bajramov.

61’ Seferi i lë vendin Laçit në radhët e kuqezinjve.

57’ Një harkim nga e djathta i Bajramit drejt portës nuk devijohet nga Manaj, i cili shkakton faull ndaj mbrojtësit kundërshtar.

55’ Tjetër mundësi për azerët pas një pasimi të gabuar mbrapa të Hysajt, Emrezi gjuan por gjen devijimin e Ajetit. (VIDEO)

54’ Rrezik para portës së Strakoshës, teksa azerët depërtojnë dhe me Shejdajev i cili çon sferën mbi traversë. (VIDEO)

51’ Manaj fiton një goditje dënimi në pozicion interesant në gjysmëfushën kundërshtare, por harkimi i Bajramit largohet nga mbrojtësit.

46’ Gabim i Ramadanit në pasim mbrapa, Strakosha largon topin me thembër nga vija fatale. (VIDEO)

46’ Kuqezinjtë e nisin pjesën e dytë me katër zëvendësime pasi në fushë hyjnë Manaj, Mihaj,. Aliji dhe Hoxha në vend të Asanit, Brojës, Mitajt dhe Gjimshitit.

45’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Shqipërisë.

45’ Mamudov provon të gjejë portën me goditje dënimi, sfera kalon mbi traversën e Strakoshës. (VIDEO)

44’ Emreli fiton një goditje dënimi pranë zonës pas një faulli të Asllanit.

40’ Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve, topi shkon te Bajrami i cili provon nga e djathta të gjejë portën, duke çuar sferën jashtë. (VIDEO)

39’ Pas një goditje nga këndi, Broja me kokë gjuan por pa shënjestrën e duhur. (VIDEO)

38’ Goditje dënimi ballore e Bajramit, topi devijohet mbi traversë nga portieri. (VIDEO)

35’ Provon edhe Asllani nga ana tjetër të gjejë portën me një gjuajtje nga mbi 30 metra, sfera shkon jashtë.

33’ Husejnov gjuan nga distanca, topi nuk gjen katërkëndorin e Strakoshës. (VIDEO)

29’ Seferi nga e majta pason në zonë për Bajramin, mbrojtja largon me vështirësi.

24’ Isajev gjuan nga jashtë zonës, sfera kalon mbi traversën e portës së Strakoshës. (VIDEO)

23’ Një harkim nga e majta e sulmit azer nuk devijohet nga Emreli para portës dhe sfera shkon jashtë. (VIDEO)

15’ Kuqezinjtë në këto minuta po qarkullojnë topin duke pritur gabimet e kundërshtarëve për të nisur kundërsulme të shpejta.

12’ GOOOL SHQIPËRIA! Kuqezinjtë fitojnë topin në kundërsulm dhe Bajrami pasi i afrohet zonës, gjuan nga distanca duke tundur rrjetën. (VIDEO)

10’ Broja ul topin për Seferin, ky i fundit vonohet në kufijtë e zonës në tentativën për të gjuajtur dhe pasimi për Asanin devijohet nga mbrojtja.

9’ Mitaj jep një top përsëri për Brojën, por ai është i rrethuar nga mbrojtësit.

6’ Bajrami pason te Broja në qendër të zonës, por sulmuesi detyrohet të largohet me topin në të majtën pasi nuk gjen hapësira për t’u kthyer dhe gjuajtur në portë.

5’ Qarkullim i gjatë i topit i kuqezinjve, Mitaj nxjerr Seferin në të majtën me sulmuesin i cili sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

2’ Asani harkon një goditje dënimi nga e djathta e sulmit, askush nuk përfiton dhe sfera largohet nga mbrojtja.

1’ Shkelmohet topi i parë.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Broja.
Trajner: Silvinjo

AZERBAJXHANI: Mahamedal, Mustafazadeh, B. Husejnov, R. Mamadov, Jafargulijev, Diniev, Makhmudov, Isaev, Bajramov, Shejdajev, Emreli.
Trajner: Arif Asadov

asdsaddsaadsdsaasdadsads

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura