Lamin Jamal humbi dje ndeshjen kundër Real Sociedad dhe sot mbërriti deklarata e pritur mjekësore nga Barcelona. 17-vjeçari pësoi një dëmtim të vogël në kyçin e këmbës që do ta detyrojë të qëndrojë jashtë fushave për 2-3 javë. Kështu ai do të mungojë në ndeshjet e Spanjës të vlefshme për Ligën e Kombeve. Në vend të tij, iberikët kanë thirrur sulmuesin e Gironës, Brajan Gil.
“Pasi shërbimet mjekësore të kombëtares spanjolle kanë analizuar raportin e dërguar nga Barcelona, Lamin Jamal do të mungojë në ndeshjet e radhës të kombëtares për shkak të lëndimit, të cilat Spanja do t’i luajë kundër Danimarkës në Kopenhagë (e premte 15) dhe kundër Zvicrës në Tenerife (e hënë 18)”, thuhet në komunikatën e Federatës Iberike.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al