Largoni kollën e bezdisshme! Si të përgatisni një shurup natyral që qetëson fytin dhe ndihmon në nxjerrjen e sekrecioneve nga mushkëritë

Dec 20, 2024 | 21:16
SHPËRNDAJE

Nëse kolliteni vazhdimisht këto ditë, pse të mos provoni një pije natyrale? Nga vetëm dy përbërës kryesorë, mund të përgatisni një shurup të shijshëm dhe efektiv që ndihmon në qetësimin e kollës dhe lehtëson dhimbjet e fytit.

kolle

Bananet kanë antioksidantë që veprojnë kundër inflamacionit dhe reduktojnë infeksionet. Ato janë plot me vitamina C, B6, kalium dhe fibra dietike që ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe lehtësimin e simptomave të kollës. Fibrat dietike nga bananet largojnë toksinat dhe mukozën e grumbulluar nga trupi.

Si funksionon përzierja e bananes dhe mjaltit

Shurupi i bananes dhe mjaltit shëron dhimbjen e fytit, qetëson kollën e fortë, ndihmon në trajtimin e bronkitit, sipas mjekësisë tradicionale indiane. Gjithçka që ju nevojitet për këtë ilaç janë dy banane të pjekura, dy lugë mjaltë dhe ujë të zier.

Receta e shurupit

Përbërësit:

400 ml ujë të valuar

2 banane mesatare të pjekura (për të pasur lëkurë me pika të zeza)

2 lugë mjaltë (nga bli ose akacie)

Përgatitja:

Qëroni bananet, grijini me një pirun ose lugë druri dhe përziejini me ujë të valuar. Lëreni të qëndrojë për 30 minuta. Kullojeni masën pasi të ftohet, nëse dëshironi një shurup të pastër. Shtoni mjaltin dhe përzieni derisa të shkrihet. Nëse dëshironi një shurup më të trashë, shtoni më shumë mjaltë. Pini 100 ml shurup disa herë në ditë. Do të ndjeni lehtësim brenda pesë ditëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura