Lautaro ngjitet në “Olimp”, ja 10 golashënuesit më të mirë në historinë e zikaltërve

Sep 4, 2023 | 13:57
SHPËRNDAJE

Falë dy-golëshit të shënuar përballë Fiorentinës në fundjavë, Lautaro Martinez i është bashkuar listës së 10 golashënuesve më të mirë të historisë zikaltër.

lautaro

Argjentinas shkoi në kuotën e 107 golave të shënuar me fanellën e Interit, duke parakaluar Ermano Aebin, i cili nga viti 1910 deri në 1922 shënoi 106 gola.

Objektivat e radhës së kapitenit të zikaltërve janë Kristian Vieri me 123 dhe Mauro Ikardi me 124, teksa vendi i parë mbahet nga legjenda Xhuzepe Meaca me 284 gola të shënuara për Interin.

10 GOLASHËNUESIT MË TË MIRË TË INTERIT

1-XHUZEPE MEACA – 284 GOLA

2-ALESANDRO ALTOBELI – 209 GOLA

3-ROBERTO BONINSENJA – 173 GOLA

4-SANDRO MACOLA – 162 GOLA

5-LUIXHI KEVENINI – 158 GOLA

6-BENITO LORENCI – 143 GOLA

7-ISTVAN NIERES – 133 GOLA

8-MAURO IKARDI – 124 GOLA

9-KRISTIAN VIERI – 123 GOLA

10-LAUTARO MARTINEZ – 107 GOLA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura