VIDEO/ Barazim dinjitoz i Interit, skuadra e Inzagit i bën bllokadë Sitit

Sep 18, 2024 | 22:58
SHPËRNDAJE

Barazim dinjitoz i Interit, në duelin e luajtur në transfertë ndaj Mançester Sitit të Pep Guardiolës, në sfidën që u mbyll me rrjeta të paprekura.

interii

Zikaltrit e Simone Inzagit zhvilluan një ndeshje të kënaqshme, duke iu kundërpërgjigjur mjaft mirë një skuadre me shumë cilësi si “qytetarët” e Pep Guardiolës.

Interi arriti të shënjestronte 3 herë kuadratin ndërsa Siti plot 5 herë. Në duelin e radhës, zikaltrit do të presin Crvena Zvezdën, ndërsa Siti luan ndaj Slovan Bratislavës.

MANÇESTER SITI – INTER 0-0

NGJARJET KRYESORE: 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

89′ Rrezikshëm Siti me Gyndohan që provon me kokë, por gjuajtja e tij ishte qendrore dhe u ndal nga Zomer. (VIDEO) 

84′ Tjetër gjujtje në portë e Interit, kësaj here tentoi Lautaro Martinez, por u ndal sërish nga portieri.

82′ Inzagi kryen zëvendësimin e fundit, largohet Çalhanoglu në lojë Fratezi.

80′ Zëvendësim te Siti, largohet Bernardo Silva në lojë Doku.

79′ Provon edhe Gvardiol me një gjuajtje qendrore, por grushton portieri Zomer. (VIDEO) 

76′ Rrezikshëm Interi me Mkihtarjan, tentativa e armenit brenda zonës shkon mbi traun e portës së Ederson. (VIDEO)

74′ Inzagi kryen dy zëvendësimet e radhës, largohen Darmian dhe Bisek, në fushë, Dumfris dhe Pavar.

69′ Pranë golit Siti me Foden, por tentativa e tij ishte qendrore duke u ndalur nga Zomer. (VIDEO)

65′ Edhe Inzagi kryen dy zëvendësime, largohetn Turam dhe Zielinski, në fushë, Laurtaro dhe Mkihtarjan.

55′ Duel i luftuar nga të dyja skuadra, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

46′ Pjesa e dytë nis me dy zëvendësime te Siti, largohet Savinjo dhe De Bryjn, në fushë, Foden dhe Gyndogan.

Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Pranë golit Interi me Karlo Auguston, tentativa e tij ndalet me këmbë nga portieri Ederson. (VIDEO)

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

41′ Aksion model i Interit, por tentativa e Turam në hyrje të zonës shkon jashtë kuadratit. Minuta të mira për skuadrën e Inzagit. (VIDEO) 

35′ Drithërima në portën e Interit, gjuajtja e Haland shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO) 

33′ Dias është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë.

30′ Tjetër kërcënim i Interit, me Turam, por tentativa e tij u ndal nga Ederson, gjyqtari më pas sinjalizon pozicion jashtë loje. (VIDEO) 

19′ Ndizet sfida, Siti kundërpërgjigjet me Haland, që provon rrezikshëm me kokë, por i vëmendshëm Zomer që kontrollon gjithçka (VIDEO). 

16′ Kundërsulm i rrezikshëm i Interit, 3 kundër 3, por gjuajtja e Turam le për të dëshiruar, duke përfunduar jashtë kuadratit.

6′ Interi provon me Turam, i cili provon me të djathtën në hyrje të zonës, por ndalet pa problem nga portieri Ederson.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:  

SITI-INTER

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura