Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar sot në një konferencë me gazetarët se armëpushimi është “rrugë që të çon askund”.
Ai tha se Rusia në vend të armëpushimit, që sipas tij nuk jep asnjë rezultat, dëshiron të shqyrtojë dhe vendosë një marrëveshje të hartuar sipas ligjit për vendosje të një paqeje të qëndrueshme mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Armëpushimi është rrugë që çon askund,” tha Laverov, duke shtuar se Moska dyshon se një armëpushimi mund të përdorej nga Perëndimi për të riarmatosur Ukrainën.
“Ne kemi nevojë për marrëveshje përfundimtare ligjore që do të rregullojnë të gjitha kushtet për të garantuar sigurinë e Federatës Ruse dhe, natyrisht, interesat legjitime të sigurisë së fqinjëve tanë”, tha Lavrov.
Ministri rus u shpreh se dokumentet ligjore duhet të hartohen në atë mënyrë që të sigurohet “pamundësia e shkeljes së marrëveshjeve”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al