Kryeministri Edi Rama ka zbuluar vendimin për sezonin e ri turistik, teksa u shpreh se lejet për plazhet do t’i marrin vetëm hotelet dhe jo restorantet e beach baret.
Në podkasin “Flasim”, teksa u shpreh për turizmin në vend, kreu i qeverisë tha se nuk do të jepen më leje plazhesh; “për të ardhur një individ, një person juridik apo fizik, për të thënë dua këtë plazhin këtu do të vendos një beach bar, e do të vendos shezllone”.
“Përveçse se ata që kanë hotele, nuk mund të jepen më leje plazhesh”, theksoi Rama.
Gjithashtu deklaroi do të vendosen shezllone për aq kapacitet që ke, duke theksuar se: “shijimi i plazhit mes atyre krevateve të ngjitur me njëri-tjetrin është e pamundur”.
Rama: Përveçse se ata kanë hotele nuk mund të jepen më leje plazhesh për të ardhur një individ, një person juridiK apo fizik, për të thënë dua këtë plazhin këtu do të vë beach bar e do të vë shezllone. Mund të vësh beach bar por nuk ke shezllone. Mund të kesh restorant por nuk ke shezllone. Plazhi duhet shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe shijimi i plazhit mes atyre krevateve të ngjitur me njëri tjetrin është e pamundur.
Nuk mund të kesh një hotel me 40 dhoma dhe të vësh 200 shezllone e të marrësh popull aty e t’i detyrosh të paguajnë. Do të vësh shezllone për aq sa ke kapacitet! Natyrisht jo një për dhomë, dhe do të lësh distancë nga shezlloni në shezllon.
Nuk mund t’i çosh shezllonet deri në breg, që njerëzit kur duan të kalojnë në breg ta kenë të pamundur ose të bien me not ose të dalin nga rruga e të mallkojnë veten që erdhën në plazh.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al