Ngrënia e një vakti të madh, refluksi i acidit nga stomaku, alkooli, stresi intensiv dhe pijet freskuese të gazuara janë disa nga arsyet më të zakonshme që shkaktojnë lemzën.
Kur flasim për lemzën, sigurisht ajo që na shqetëson është se si ta ndalojmë shpejt. Mund të mos ketë asnjë ilaç që “shëron” lemzën, ndaj shpresa jonë e vetme janë “truke” e ndryshme për të ndihmuar në relaksimin e diafragmës dhe kordave vokale në mënyrë që frymëmarrja të kthehet në ritmin e saj normal.
Disa zgjidhje janë të hani një copë bukë, të gëlltisni një lugë sheqer ose të pini një gotë ujë duke u përkulur.
Këto truke qetësojnë spazmën refleksore të diafragmës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al