Leroi Sane bën lëmsh bavarezët, pret ofertën nga Barcelona

Dec 31, 2024 | 18:00
SHPËRNDAJE

E ardhmja e Leroi Sane në “Allianz Arena” mbetet e pasigurt. Sulmuesi gjerman, kontrata e të cilit me bavarezët skadon në verën e vitit 2025, me sa duket i ka të qarta idetë se ku do të dëshironte të vazhdoj karrierën e tij nëse nuk ka zgjatje.

Leroy-Sane-7

Ndërsa ka interes nga Premier Liga angleze, një lëvizje në një tjetër ligë duket të jetë veçanërisht tërheqëse për 28-vjeçarin. Mesa duket Leroi preferon një lëvizje në Spanjë, ku Barcelona është destinacioni i tij i dëshiruar.

Portali “CaughtOffside” raporton se anësori do të preferonte të luante për katalanasit. Ky opsion mund të bëhet konkret, veçanërisht nëse Barça vendos të shesë anësorin brazilian Rafinja. Një transferim i tillë jo vetëm që do të krijonte hapësirë në skuadër, por do të gjeneronte edhe të ardhura shumë të nevojshme.

Pavarësisht preferencës së tij për Barcelonën, Sane theksoi së fundmi në një intervistë për “Sport BILD” se në thelb mund të imagjinonte të qëndronte në Mynih: “Apeli për mua qëndron në klubin ku mund të tregoj performancën time më të mirë, të zhvillohem dhe të fitoj tituj”.

Megjithatë, një zgjatje mund të dështojë për shkak të dallimeve financiare. Sipas raportimeve, 28-vjeçari do të duhet të pranojë një ulje rroge për të qëndruar në Mynih, diçka që ai tha se do ta konsideronte në parim, por ende nuk e ka diskutuar konkretisht. Premier Liga, nga e cila klube si Liverpuli, Mançester Junajtid dhe Totenhem thuhet se kanë sinjalizuar interes, me sa duket është vetëm zgjedhja e dytë e Sanes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura