….vijon nga numrat e kaluar
Ka zgjatur vetëm pak ditë durimi i Kadri Hazbiut, në pritje të përgjigjes për letrën e parë që i ka shkruar Enver Hoxhës nga qelia. Pa mbushur katër ditë nga dorëzimi i saj tek autoritetet e burgut, i ka dërguar atij një të dytë.
Këtë radhë, ndryshe nga refleksionet e përgjithshme që dominonin atë të 1 nëntorit 1982, ish-ministri historik i Sigurimit të Shtetit mundohet të jetë konkret në ato që shtjellon, duke qëmtuar fakte e prova në kundërvënie të akuzave, për të cilat është kryqëzuar për tradhti e veprimtari agjenturore. Në krye të arsyetimeve për pafajësi dhe besnikëri të palëkundur ndaj Hoxhës dhe diktaturës së proletariatit, Hazbiu rreket t’i mbushë mendjen kreut të regjimit se strumbullari i dramës së tij është “poliagjenti” Mehmet Shehu dhe “një grup ende i pazbuluar në udhëheqjen e lartë të Partisë”. Ndër argumentet për këtë përmend një mori përplasjesh që ka pasur me ishkryeministrin e vetëvrarë në kushte të dyshimta, qysh në kohën kur ndanin me njëritjetrin postin e ministrit dhe zëvendësministrit të Punëve të Brendshme. “Shehu ka kërkuar të më zëvendësojë me Panajot Plakun që në vitin 1953”, shkruan Hazbiu, duke i kujtuar Hoxhës një debat të hershëm në udhëheqjen e Partisë për raportet problematike me ish-kryekëshilltarin sovjetik në Tiranë. Sakaq, Plaku, i harruar në arratinë e tij, rishfaqet qëllimisht në letrën e ish-kryesigurimsit, për të sjellë në vëmendjen e kreut të regjimit, një detaj misterioz me të cilin shplekset filli i një historie misterioze. “Ditën që ai u arratis, – rindërton Hazbiu ngjarjen e panjohur,- erdhi me makinë te shtëpia ime ‘për të më parë se isha sëmurë’. Kjo thekson më tej është bërë me plan që banda e tij e kryesuar nga Shehu ta përdorte kur t’u duhej kundër meje, me pretendimin se ‘nga ti u nis Panajot Plaku kur iku, prandaj të japësh llogari'”. Në alibinë e radhës është një tjetër fakt, sipas të cilit Mehmet Shehu ka shkuar më larg në konfliktin me të, madje, siç shprehet Hazbiu, ish-kryeministri para vetëvrasjes ka pasur një plan për t’i bërë atentat gjatë gjuetisë për derra në zonën e Elbasanit pak, ditë para se të vriste veten.
I dashur udhëheqës Enver,
Po ju shqetësoj prapë. Arsyeja është se në letrën që ju dërgova, nuk arrita të shpjegoj përgjigjen që i jap unë pyetjes që del nga konkluzioni që nxjerr në atë letër për çështjen time. Pyetja është kjo: “Kur unë kam qenë pengesë sado e vogël për armikun Mehmet Shehu e bandën e tij, përse nuk më eliminoi për kaq kohë?”
(Të plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
AFRIM IMAJ
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al