“Lëvizje politike!”- Largimi i Muhamet Rrumbullaku nga detyra, gazetari Hoxha: Kishte shprehur dëshirën për dorëheqje më herët, por…

Sep 7, 2024 | 18:24
SHPËRNDAJE

Gazetari i njohur, Artan Hoxha, ka komentuar largimin e papritur nga detyra të kreut të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

artan hoxha rrumbullaku

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, Hoxha tha se Muhamet Rrumbullaku dha dorëheqjen, por kishte zëra që sugjeronin se ai kishte shprehur dëshirën për të dhënë dorëheqjen më herët, por kjo kërkesë ishte refuzuar.

Ai ka përmendur se në Policinë e Shtetit ka hyrë një ligj i ri që ka vendosur rregulla të reja për zgjedhjen e kupolës së policisë dhe ka tentuar të krijojë një hierarki të re.

“Ky ligj synon të sjellë një strukturë më të qartë dhe të organizuar në drejtimin e policisë. Asnjë drejtues i policisë nuk ka përmbushur mandatin e tij siç është parashikuar”, tha Hoxha.

Sipas gazetarit,  lëvizjet e fundit në kupolën e policisë janë parë si lëvizje politike, më shumë sesa përpjekje për të krijuar një pavarësi reale dhe efikase në strukturën e policisë.

 “Ndryshimet në Policinë e Shtetit janë më shumë të lidhura me dinamika politike sesa me përpjekjet për të forcuar funksionimin dhe pavarësinë e institucionit të policisë”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura