Lideri i Hamasit dyshohet se është vrarë, Izraeli po pret rezultatet e ADN-së! Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, ja çfarë po ndodh

Oct 17, 2024 | 16:36
SHPËRNDAJE

Ushtria izraelite po heton nëse lideri i Hamasit, Yahya Sinëar është vrarë në një sulm gjatë operacioneve në Rripin e Gazës.

sinwar

“Gjatë operacioneve të IDF-së në Rripin e Gazës, tre terroristë u eliminuan. IDF dhe ISA po hetojnë mundësinë që një nga ata të jetë Yahya Sinwar. Në këtë fazë, identiteti i terroristëve nuk mund të konfirmohet”, thuhet në një deklaratë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Izraeli është duke pritur për rezultatet e testit të ADN-së për trupin që mendohet të jetë lideri i Hamasit, ka thënë një zyrtar i lartë izraelit.

Sinwar është figura më domethënëse e Hamasit që është ende e lirë, dhe Izraeli e konsideron atë si orkestruesin kryesor të sulmeve vdekjeprurëse të 7 tetorit, që shkaktuan pushtimin tokësor të Izraelit në Gaza, raporton CNN.

Ai nuk është parë në publik që nga sulmet e Hamasit dhe mendohet se është fshehur në rrjetin e gjerë të tuneleve nën Gaza.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura