Lideri i tyre u vra pak javë më parë nga sulmet izraelite, grupi militant i Hezbollahut publikon mesazhin e Hassan Nasrallah për libanezët

Oct 13, 2024 | 20:52
SHPËRNDAJE

Grupi militant libanez i Hezbollahut, ka publikuar sot një mesazh të vjetër të regjistruar të liderit të tij, Hassan Nasrallah, i cili u vra më 27 shtator nga një sulm izraelit në Bejrut.

Hassan Nasrallah

Në këtë regjistrim, Nasrallah u drejtohet luftëtarëve të organizatës libaneze që aktualisht është në luftë të hapur me Izraelin.

Siç raportojnë mediat e huaja, nuk dihet se kur është bërë regjistrimi i videos. Në filmimin që zgjat gati dy minuta, Nasrallah u drejtohet luftëtarëve të organizatës teksa ata po kryenin manovra ushtarake.

“Ne mbështetemi te ju, prania juaj, gjaku juaj dhe xhihadi juaj për të mbrojtur popullin tuaj, të afërmit tuaj, këtë tokë të shenjtë dhe këtë popull fisnik”, dëgjohet duke thënë Nasrallah.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura