Ndeshjet e të mërkurës në Ligën e Kampioneve kanë kthyer përsëri mes skuadrave pretendente ekipin e Barcelonës, i cili vazhdon me ecurinë mbresëlënëse të kohëve të fundit.
Katalanasit kanë mundur me shifrat 5-2 Crvena Zvezdën në fushën e këtyre të fundit, me Levandovskin autor të dy golave, por edhe me Rafinjan në formë të shkëlqyer. Rrugën e fitoreve e ka vazhduar edhe Interi, teksa i ka shkaktuar humbjen e parë Arsenalit në këtë edicion të turneut.
Ndërkaq, një rezultat shumë i rëndësishëm ishte fitorja në minuat shtesë e Atletiko Madrid përballë PSG në transfertë, pasi kthen spanjollët si pretendentë për kualifikimin, ndërsa zhyt më poshtë francezët.
Bajernit i ka mjaftuar një gol i Musiala për të siguruar tre pikët përballë Benfikës. Ndërsa Atalanta konfirmohet edhe në Champions me një fitore të rëndë në transfertë përballë Shtutgartit.
REZULTATET
SHTUTGART-ATALANTA 0-2
51′ Lukman, 88′ Zaniolo
Goli i Zaniolo (VIDEO)
Goli i Lukman (VIDEO)
SPARTA PRAGË – BREST 1-2
90’+2′ Olatunxhi / 37′, 80′ Fernandes
CRVENA ZVEZDA-BARCELONA 2-5
27′ Silas, 84′ Milson / 13′ Inigo Martinez, 43′, 53′ Levandovski, 55′ Rafinja, 76′ Fermin Lopez
Goli i Milson (VIDEO)
Goli i Fermin Lopez (VIDEO)
Goli i Rafinja (VIDEO)
Goli i dytë i Levandovski (VIDEO)
Goli i Levandovskit (VIDEO)
Goli i Silas (VIDEO)
Goli i Inigo Martinez (VIDEO)
FEJENORD-SALCBURG 1-3
81′ Musa Haxh / 45’+2′, 58′ Konate, 86′ Guindo
INTER-ARSENAL 1-0
45’+3’ Çalhanollu
PSG-ATLETIKO MADRID 1-2
14′ Zair-Emeri / 18′ Molina, 90’+3′ Korrea
Goli i Korrea (VIDEO)
Goli i Molina (VIDEO)
Goli i Zair-Emeri (VIDEO)
BAJERN MYNIH-BENFIKA 1-0
68′ Musiala
Goli i Musiala (VIDEO)
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al