Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka folur në Kuvendin e Shqipërisë për ligjin për taksimin e Profesionistëve të Lirë, ku dha sipas tij, arsyet pse nuk zbatuan menjëherë vendimin e Gjykatës Kushtetueses, e cila e cilësoi si të papranueshëm.
I pyetur nga deputetja Jorida Tabaku për këtë çështje, Malaj tha se vendimi nuk ishte i qartë për vetë faktin se nuk shprehesh se çfarë duhet të ndodhet me të ardhurat që ishin mbledhur për sa kohë ligji ishte në fuqi.
Ai tha se GJK pas një kërkese nga ministria nuk dha opinion për këtë çështje, duke lënë të nënkuptohej që të ardhurat e realizuara nga efekti i këtij ligji, ishin legjitime.
Malaj: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte i qartë për vetë faktin se nuk shprehesh se çfarë duhet të ndodhet me të ardhurat që ishin mbledhur për sa kohë ligji ishte në fuqi. Ministria ka kërkuar një kërkesë për tu shprehur, GJK nuk dha një opinion për këtë çështje duke lënë të nënkuptohej që të ardhurat e realizuara nga efekt i këtij ligji, ishin legjitime. Pavarësisht kësaj, qeveria kishte vullnetin për t’i kthyer mbrapsht këto para të mbledhura nga profesionistëve të lirë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al