Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet projektligji “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucione publike të arsimit të lartë”.
Deputetja Dhurata Çupi është shprehur se në Këshillin e Legjislacionit, së bashku me Bardhin kanë propozuar që afatet e mbajtjes pezull të diplomës së studentëve të mjekësisë, nga institucionet shtetërore të shuhen, por është votuar kundër nga mazhoranca.
Ndër të tjera, Çupi tha se mazhoranca nuk ka hallin e studentëve dhe as shërbimin cilëson ndaj qytetarëve.
“Në Këshillin e Legjislacionit Unë dhe Z. Bardhi kemi propozuar që afatet e mbajtjes pezull të diplomës së studentëve të mjekësisë, nga institucionet shtetërore të shuhen. Pra mos të ketë afate bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Fatkeqësisht nga mazhoranca u votua kundër.
Sepse mazhoranca nuk ka hallin e studentëve as të shërbimit cilësor ne shëndetin e qytetareve. Dëmi financiar prej 500 milion euro në dekatën e fundit me 4 koncesione, tendera dhe prokurimet publike abuzive me vdekshmëri të shtuar dhe përkujdesje në spitale ne rënie, me trajtime të munguara dhe abuzime të tmerrshme në rastet e sëmundjeve onkologjike , janë e vërteta e këtij sistemi shëndetësor sot”, tha Çupi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al